Lajme
Agreta Gecaj-Gashi s’është më në krye të Bordit të SHSKUK-së, në vend të saj emërohet Aida Rexhepi
Demokracia
14:28 | 11 Prill 2022

Share:

Specialistja e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive, Aida Rexhepi, nga java e kaluar është përzgjedhur kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pozitë që deri tani e mbante ‘zonja e skandaleve në shëndetësi’, Agreta Gecaj-Gashi.

“Po, javën e kaluar e kam marrë detyrën si kryesuese e Bordit të ShSKUK-së”, e ka konfirmuar Rexhepi për Gazetën Shneta.

Ajo përfaqëson Qendrën Stomatologjike Universitare të Kosovës – QSKUK.

Agjencia Kundër Korrupsionit pranon denoncim për Agreta Gecaj-Gashin, nisin hetimet për konflikt interesi

Emërimi i kryesuesit të Bordit Drejtues është i bazuar në Ligjin për Shëndetësisë, neni 64, në të cilin thuhet se Bordi Drejtues udhëhiqet nga kryesuesi me mandat njëvjeçar, i cili zgjidhet sipas rotacionit e anëtarëve të saj.

Në vitin e parë, në krye të këtij bordi ka qenë përfaqësuesi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, vitin e dytë përfaqësuesi nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ndërsa këtë vit përfaqësuesi nga QSKUK.

DOKUMENT | Kryesuesja e Bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, nuk e respekton as orarin e punës

Bazuar në Vendimin Nr.01/17 të datës 27.03.2020 të Kryeministrit të Republikës së Kosovës është formuar Bordi i ri Drejtues i SHSKUK-së në këtë përbërje:

Dr. Agreta Gecaj- Gashi – përfaqësuese nga QKUK

Dr. Xhevat Jakupi – përfaqësues nga IKSHP-ja,

Dr. Aida Rexhepi – përfaqësuese nga QKSUK-ja,

Dr. Naim Hoxha – përfaqësuese nga Spitalet e Përgjithshme,

Dr. Vjollca Kadolli – përfaqësuese nga Asociacioni i Komunave,

Z. Enver Gashi – Anëtar, drejtor financiar/ ekspert i ekonomisë dhe menaxhmentit shëndetësor, i përzgjedhur me konkurs publik, si dhe,

Z. Fahredin Majkovci, sekretar i Bordit Drejtues, i përzgjedhur me konkurs publik.

DOKUMENT| Njeriu i skandaleve në shëndetësi ia nënshkruan vetes vendimin për zgjedhjen e drejtorëve në QKUK

Të ngjashme