Lajme
Aksident i rëndë në Prishtinë, 6 persona të lënduar
Demokracia
09:15 | 08 Maj 2024

Share:

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Në këtë aksident, 6 persona kanë mbetur të lënduar.

Demokracia.com ka kontaktuar Zëdhënësen e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka dhënë detaje mbi rastin.

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.”, u shpreh Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme