Lajme
Agjencia Kundër Korrupsionit pranon denoncim për Agreta Gecaj-Gashin, nisin hetimet për konflikt interesi
Demokracia
19:02 | 04 Prill 2022

Share:

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gecaj-Gashi, ditën më parë i ka dhënë vetes edhe një detyrë të re.

E njohur si “njeri i skandaleve”  ajo ia ka nënshkruan vetes vendimin për përzgjedhjen e drejtorëve në gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Demokracia.com.

Demokracia.com merr vesh se shtatë mjekë të QKUK-së kanë paraqitur kallëzim penal në Agjencinë Kundër Korrupsionit ndaj kryetares së bordit të SHSKUK-së, Agreta Gecaj- Gashi.

Ata kanë kërkuar që të hapet rast nga AKK për konflikt të interesit dhe korrupsionit meqë Agreta Gecaj-Gashi vetveten e ka propozuar për anëtare në Komisionin për zgjedhjen e drejtoreve.

 

 

Lidhur më këtë Demokracia.com ka pyetur Agjencinë Kundër Korrupsionit se a është konflikt interesi dhe korrupsion emërimi e vetës si anëtare e Panelit Zgjedhor për përzgjedhjen e drejtorëve në gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. AKK ka bërë të ditur se për Argeta Gecaj-Gashin kanë pranuar denoncim.

“Agjencia kundër Korrupsionit ju konfirmon që për zyrtaren në fjalë kemi pranuar denoncim me pretendime për konflikt interesi gjatë ushtrimit të funksionit të saj publik”, thuhet në përgjigjen e AKK’së.

Gjithashtu AKK ka konfirmuar se ky rast është në shqyrtim dhe se procedura gjatë trajtimit të rasteve për konflikt interesi është konfidenciale.

“Agjencia kundër Korrupsionit është në shqyrtim të rastit. Pasi që procedura gjatë trajtimit të rasteve për konflikt interesi është konfidenciale”, thonë nga AKK.

Tutje në përgjigjen e kësaj Agjencie thuhet se do të bëhen publike vetëm rezultatet finale të këtij rasti.

Demokracia.com ka raportuar ditë më parë për vendimin që Argeta Gecaj-Gashin të caktohet anëtare në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave. Vendimi i datës 24 janar është i nënshkruar po nga zonja Gecaj-Gashi./Demokracia.com/

Të ngjashme