Lajme
DOKUMENT| Njeriu i skandaleve në shëndetësi ia nënshkruan vetes vendimin për zgjedhjen e drejtorëve në QKUK
Demokracia
14:43 | 01 Prill 2022

Share:

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Agreta Gecaj-Gashi, i ka dhënë vetes edhe një detyrë të re.

Ajo është përzgjedhur anëtare e Panelit Zgjedhor për përzgjedhjen e drejtorëve në gjashtë klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Demokracia.com ka siguruar vendimin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (QKUK) të datës 24 janar të këtij viti.

“Miratohet Kërkesa për plotësimin dhe miratimin e panelit zgjedhor për përzgjedhjen e drejtorëve të gjashtë (6) të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga Shefi i Sektorit të Personelit në QKUK, me Nr. Prot: 382, Datë: 21.01.2022”, thuhet në vendimin që e ka siguruar Demokracia.com.

Në vendim thuhet se Bordi Drejtues i SHSKUK-së anëtar të Panelit Zgjedhor për përzgjedhjen e drejtorëve të gjashtë (6) klinikave të QKUK-së, cakton Prof. Ass. Dr. Agreta Gecaj-Gashin.

Në këtë dokument thuhet se ky vendim hyn në fuqi nga data e nënshkrimit dhe nënshkruese e vendimit është pikërisht Agreta Gecaj-Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të SHSKUK-së.

Redaksia e Demokracia.com ka dërguar pyetje që nga data 22 mars në Zyrën për Informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi pranuar përgjigje.

Redaksia ka tentuar të flasë me zonjën Gecaj-Gashi, por ajo ka thënë se nuk flet për mediumin “Demokracia”. Pra, një zyrtare e lartë publike që paguhet me taksat tona, refuzon të përgjigjet për një çështje kaq të rëndësishme.

Gecaj-Gashi është caktuar në krye të këtij bordi nga Qeveria Kurti. /Demokracia.com/

 

VIDEO| Plas debati mes njerëzve të Vetëvendosjes, ky është incizimi ilegal i kryesueses së Bordit të SHSKUK-së

DOKUMENT | Kryesuesja e Bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, nuk e respekton as orarin e punës

FOTO| Përkrahësi i LVV-së bëhet drejtor i spitalit në Gjilan pa magjistraturë e doktoraturë, kryesuesja e Bordit të SHSKUK-së për favorizimin e tij

Të ngjashme