Lajme
Çifti në Kishnicë i jep fund martesës pasi u përplasen se kush duhet ta përdorë veturën
Demokracia
08:40 | 08 Maj 2024

Share:

Një çift në Kishnicë janë ndarë dje, pasi paraprakisht burri e lajmëroi policinë se ka një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij , rreth përdorimit të veturës së tyre.

Pas këtij denoncimi, ai ka deklaruar se nuk do të jetojë më me tashmë ish-gruan e tij.

 Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Kishnicë  07.05.2024-22:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën- bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të-bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar tek familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme