Lajme
DOKUMENT | Kryesuesja e Bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, nuk e respekton as orarin e punës
Demokracia
18:07 | 12 Mars 2022

Share:

Kryesuesja e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (ShSKUK), Agreta Gecaj-Gashi, nuk njihet veç për skandale, por edhe për mosrespektim të orarit të punës.

Shërbyesit në shëndetësi dhe nëpër institucione të tjera publike obligohen që ta respektojnë orarin e punës, duke i arsyetuar kështu edhe pagat që marrin.

Por, kryesuesja e bordit të ShSKUK-së, Agreta Gecaj-Gashi, orarin e punës e ka pothuajse sipas dëshirës. Të paktën kështu shihet në listën e vijueshmërisë së vitit të kaluar, të cilën e ka siguruar Demokracia.com.

Kryesuesja Gecaj-Gashi shihet se herë kishte dalë në punë në orën 07:00 e herë në orën 10:00. Ndërsa, me raste nuk kishte dalë fare ose kishte regjistruar vetëm dalje.

Më 13.09.2021, kryesuesja nuk kishte bërë fare hyrje në punë, por vetëm dalje në orën 09:37.51.

Më 08.09.2021, punën e kishte filluar në orën 07:06:18 dhe e kishte mbajtur vetëm deri në orën 08:50:20.

Edhe më 26.08.2021, ajo kishte filluar punën në orën 07:12:49, por nuk e kishte evidentuar edhe daljen.

Të njëjtin ritëm, Gecaj-Gashi e kishte edhe gjatë vitit 2020 kur nuk ishte kryesuese e Bordit të ShSKUK-së.

Më 15.09.2020, ajo kishte bërë vetëm hyrjen, por jo edhe daljen.

Gecaj-Gashi punën e kishte filluar në orën 07:18:47, por daljen nuk e kishte regjistruar fare.

Kurse, më 06.03.2020, ajo kishte zgjedhur të shkojë në punë në orën 09:45, por dalje nuk kishte bërë, raporton Demokracia.com.

Agreta Gecaj-Gashi është anesteziologe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Demokracia.com/

Të ngjashme