Sport
Zyrtare: Bukayo Saka blindohet nga Arsenali me kontratë afatgjatë
Demokracia
15:40 | 23 Maj 2023

Share:

Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht vazhdimin e kontratës me yllin kryesor të skuadrës, anësorin anglez Bukayo Saka.

Topçinjtë luftuan deri në fund me Manchester Cityn për titullin kampion të Ligës Premier në sezonin 2022/23.

Megjithatë, mungesa e thellësisë së skuadrës ndikoi te ekipi i Mikel Artetas që në fund lëshoi terren në garën e titullit.

Por, Arsenali synon të vazhdoj të luftoj për trofe dhe këtë do ta bëjë duke filluar me rinovimin e kontratave të lojtarëve kryesor të skuadrës.

Njëri nga ta padyshim së është Saka, i cili sot (e martë) ka nënshkruar kontratën e re me klubin nga Emirates.

“Sulmuesi ynë anglez Bukayo Saka ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.

I lumtur me rinovimin është shprehur edhe 21-vjeçari anglez, i cili ka shënuar 14 gola në të gjitha garat në sezonin 2022/23, duke përfshirë 11 asistime.

Të ngjashme