Lajme
Dërgimi i Asociacionit në Kushtetuese për KiE, opozita pa qëndrim: Kjo nuk është çështje e opozitës
Demokracia
10:23 | 30 Prill 2024

Share:

Derisa aleatët po e bëjnë të qartë se dërgimi i Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, opozita nuk ka ndonjë qëndrim të qartë rreth kësaj çështje.

Asnjëra prej tri partive opozitare deri me tani nuk ka treguar se është që për anëtarësim në KiE të dërgohet për shqyrtim draft-statuti i Asociacionit për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë thënë se kjo është çështje që i takon Qeverisë së Kosovës.

Deputetja e PDK-së, Blerat Deliu-Kodara, ka deklaruar se kjo nuk është çështje e opozitës.

Çështja e dorëzimit të draftit të Asociacionit nuk është çështje e opozitës, është çështje e Qeverisë. Mbetet të shihet javët në vazhdim dhe nëse Qeveria me angazhimin ose mosangazhimin e saj do të mundësoj anëtarësimin e Kosovës në KiE”, ka thënë Deliu-Kodra, dje pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

I qartë nuk ka qenë as shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri.

Pas mbledhje së Kryesisë së Kuvendit, ai ka thënë se Kryeministri Kurti duhet të bëj kujdes me këtë çështje.

Megjithatë, sipas tij, raporti i Dora Bakojanis nuk e kushtëzon rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Ajo që mund të them është kjo që raporti i raportueses për Kosovën e saktëson saktë që Kosova i ka përmbushur kushtet dhe ftesën duhet ta merr në maj. Mendoj që Kosova e meriton kërkesën për të qenë anëtare e KiE. Asociacion në këtë mes nuk është kusht. Qeveria duhet të ketë kujdes që anëtarësimi i Kosovës është paradhoma e anëtarësimit euroatlantik. Ne si opozitë nuk kemi komunikime me deputetë. E shohë që ka një presion serioz ndaj Kosovës në raport me këtë temë. Raporti i Bakoyannis nuk e kushtëzon anëtarësimin e Kosovës me themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se kjo çështje i takon Qeverisë së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka vlerësuar se nuk e di se si do të veprojë Qeveria.

Tash më është nivel qeverish, nuk është më në nivel parlamentesh”, është shprehur ai.

Deputeti i LDK-së ka treguar se Qeveria e Kosovës nuk e ka kryer mirë detyrën e saj në raport me deputetët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së.

“Pjesën që ka pas me bë qeveria në aspektin e përkrahjes në Asamble Parlamentare mendoj që ka dështu. Shpresoj që nuk do të ndodhë e njëjta me nivelin qeveritar, sepse po të ndodh kjo do të ishte fatkeqësi e madhe”, ka thënë Gashi.

Në këtë kontekst, ai ka përmendur rastin e deputetëve britanikë.

Për fat të keq nga 18 anëtarë që i ka Mbretëria e Bashkuar në Asamble Parlamentare vetëm 3 kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës… I kanë 18 anëtarë, dhe 18 zëvendësues, vetëm 3 kanë qenë prezent, dhe një ka votu kundër”, ka treguar Gashi, duke u shprehur i befasuar me këtë mosvotim.

Franca dhe Gjermania e kushtëzojnë Kosovën

Deri me tani Franca dhe Gjermania e kanë kushtëzuar rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës.

Këto dy vende i kanë kërkuar Kosovës që para se të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së më 16 dhe 17 maj të dërgohet në Kushtetuese Asociacionin.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelari Gjerman, Olaf Scholz të dytë të njëjtin mesazh ia kanë përcjell kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në bisedat telefonike që kanë pasur.

Në komunikatën për media që u lëshua dhe nga Kancelaria Federale Gjermane, rreth bisedës telefonike Scholz-Kurti, u treguar qartë kushti gjerman.

Olaf Scholz nënvizoi rëndësinë e hapave konkretë nga autoritetet e Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, është thënë në komunikatën për media.

Para një jave edhe Emmanuel Macron i kërkoi të njëjtën gjë Kurtit.

Macron nënvizoi rëndësinë që Franca i vendos, poashtu në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, hapave të shpejt dhe të paprakyeshëm në zbatimin e Asociacionit nga autoritetet e Kosovës”, është thënë në komunikatën e presidencës franceze, pas telefonatës që presidenti frazës kishte me kryeministrin Albin Kurti.

Të ngjashme