Lajme
Avdullah Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik
Demokracia
10:12 | 30 Prill 2024

Share:

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar emërimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Sipas tij, ajo është emëruar pa konkurs publik. Hoti ka shkruar se marrëveshja me Ambasadën e Britanisë për mbikëqyrjen e konkurseve nëpër borde, është hedhur poshtë.

Postimi:

Tenderimet publike: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik

Në vendimet që lidhen me prokurimin, Qeveria nuk pyet për ligj apo praktika të mira të vendimmarrjes. Siç raportohet nga tri organizata të shoqërisë civile, Qeveria e ka emëruar një anëtare të Bordit të OSHP-së pa konkurs të hapur. Kuvendi e ka miratuar këtë pa asnjë kundërshtim, siç është bërë praktikë.

Disa qeveri me radhë kanë nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Britanike, ku bordet dhe udhëheqësit e institucioneve të pavarura përzgjidheshin përmes konkursit publik, pavarësisht si definohej në ligj. Kjo praktikë e mirë kishte për qëllim zgjedhjen e profesionistëve në këto institucione vitale të shtetit.

Kjo praktikë u hodh poshtë pa asnjë hezitim nga qeveria që gjoja promovon transparencën dhe drejtësinë.

E vërteta është se tenderët njëburimorë, pagesa e avanceve për shpenzime kapitale dhe mbyllja për publikun e procedurave të prokurimit janë tri problemet kryesore në prokurim gjatë mandatit të kësaj qeverie. Këto probleme potencialisht mund të kushtojnë miliona euro për buxhetin e Kosovës.

Unë pres që Zyra Kombëtare e Auditimit të auditojë në detaje të gjitha rastet e tenderimeve njëburimore, rastet kur janë dhënë avance nga buxheti dhe rastet kur janë mbyllur për publikun procedurat e prokurimit. Të gjeturat duhet të shpalosen në raportet audituese për 2023, që duhet të publikohen së shpejti.

Të ngjashme