Sport
Milani dhe West Hami garojnë për shërbimet e trajnerit të njohur
Demokracia
23:27 | 29 Prill 2024

Share:

Milani dhe West Hami po vazhdojnë të lidhen me trajnerët e njëjtë këtë afat kalimtar, teksa pas Julen Lopeteguit, që të dy ekipet janë po ashtu të interesuara edhe për Paulo Fonsecan.

Të dy klubet po kërkojnë të bëjnë ndryshime në stafin e trajnerëve dhe duket se kanë ide të njëjta sa i përket llojit të futbollit që duan të luajnë, pasi mediat po i lidhin vazhdimisht me kandidatët e njëjtë.

Më herët ishte raportuar se Lopetegui e ka informuar West Hamin se dëshira e tij është që t’i bashkohet Milanit, por ‘Rossonerët’ u tërhoqën nga gara shkaku i reagimit negativ që morën nga tifozët.

Tani sipas një raportimi të ri, Fonseca është bërë një tjetër opsion për West Hamin, por ai më herët është përmendur nga mediat italiane si Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia si kandidat potencial për stolin e Milanit.

Fonseca momentalisht është në krye të ekipit francez Lille dhe do të jetë agjent i lirë kur kontrata e tij të skadojë më 30 qershor.

51-vjeçari tashmë ka eksperiencë në Serie A pasi më herët kishte drejtuar Romën nga 2019 deri më 2021.

Të ngjashme