Sport
ZYRTARE: Barcelona transferon mbrojtësin Christensen
Demokracia
16:29 | 04 Korrik 2022

Share:

FC Barcelona dhe Andreas Christensen kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet klubit pasi kontrata e tij me Chelsean i erdhi fundi.

Lajmi është bërë i ditur nga uebfaqja e klubit katalunas, shkruan Demokracia.com.


Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e blerjes do të jetë 500 milionë euro.

Barcelona ka njoftuar se të enjten, më 7 korrik, do të bëhet prezantimi i Christensen.

26-vjeçari më parë ka qenë pjesë e Chelseat, Borussia Monchengladbach e Brondbyt./Demokracia.com/

Të ngjashme