Sport
Granit Xhaka u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në finalen e Kupës së Gjermanisë
Demokracia
08:45 | 26 Maj 2024

Share:

Granit Xhaka ka fituar trofeun e dytë sezonal me Bayer Leverkusenin, qysh në sezonin e parë në Gjermani.

Pasi u shpall kampion i Bundesligës, ai mbrëmë fitoi edhe Kupën e Gjermanisë, ku në finale mposhtën Kaiserslauternin, me rezultat 1-0, shkruan indeksonline. Xhaka shënoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i sjellur Levrkusenit titullin e dytë sezonal.

Ylli kosovar fitoi edhe çmimin “Lojtari i ndeshjes” pasi shënoi golin e fitores.

31-vjeçari u bashkua me Leverkusenin në verën e kaluar, ku ishte futbollisti kyq në skuadrën e Xavi Alonsos, duke kontribuar me katër gola dhe dy asistime.

Të ngjashme