Lajme
“Nisemi për vallen e dytë kuqezi”, Rama takohet sot në Milano me shqiptarët e Italisë
Demokracia
10:43 | 26 Maj 2024

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, fillon sot takimin me diasporën në Milano të Italisë. Ky është takimi i dytë me diasporën, pas atij në Athinë në maj të këtij viti.

Rama, në një postim në Facebook, ka thënë se po niset atje për “vallen e dytë kuqezi” në Europë, me shqiptarët e Italisë, kjo sipas kërkesës së tyre. Ai ka publikuar edhe pamje nga përgatitjet në stadium ku do të zhvillohet takimi me diasporën.

“Nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas kërkesës së tyre do t’i mikpresim në një pallat sporti edhe më të madh se në Athinë, me shpresën që askush nuk do të mbetet pa gjetur vend siç fatkeqësisht na ndodhi në Greqi, ju uroj të gjithëve një të diel sa më të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Turi i takimeve me diasporën “Krenar për Shqipërinë” nisi më 12 maj në Athinë, ndërkohë takimi i radhës është ai i  Londrës më 2 qershor dhe 16 qershor në Dyseldorf.

MIRËMËNGJES🇦🇱😍

dhe nga Rinasi ku po nisemi për vallen e dytë kuqezi në Europë, me shqiptarët e Italisë që sipas…

Posted by Edi Rama on Saturday, May 25, 2024

Të ngjashme