Lajme
E vërteta që Albin Kurti e mbante të fshehur: Popullit i tregonte se ka rrethuar terroristët në Banjskë, por në prapaskenë negociohej lirimi i grupit të Radojçiqit
Demokracia
11:18 | 26 Maj 2024

Share:

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë a policë, që ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe që i ftoj të dorëzohen te organet tona të sigurisë. Ata janë që po i sulmojnë policinë tonë, edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe e kanë plagosur Alban Rashitin”, transmeton Demokracia.com.

Kështu deklaronte më 24 shtator 2024, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme ku qytetarëve të vendit po u tregonte se Republika e Kosovës ishte përballur me një sulm të rëndë nga një grup serbësh të armatosur ushtarakisht.

Lexo më shumë:

Kurti: I bëj thirrje të dorëzohen grupit të armatosur që po e sulmojnë Policinë e Kosovës

Sveçla: Mbi 30 persona nga Manastiri i Basnjës po e vazhdojnë sulmin ndaj Policisë, u bëjmë thirrje të dorëzohen

Ndonëse të gjithë po prisnin se çfarë do të ndodhte me grupin që ishte “nën rrethim” dhe nëse “do të dorëzoheshin”, pas disa orësh ankthi kishte marrë fund. Grupi i terroristëve ishte lejuar të largohej nga territori i Kosovës për të kaluar në Serbi.

Se si kishte ndodhur kjo askush nuk e dinte me saktësi, derisa e vërteta u zbulua 8 muaj më pas, më 25 maj 2024, në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s.

“KFOR NEGOCIOI TËRHEQJEN E GRUPIT SULMUES”

Në raportin e diskutuar të shtunën në Komisionin për Mbrojtje e Siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, thuhet se zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e grupit sulmues.

“Zyrtarët e KFOR-it negociuan tërheqjen e pjesës tjetër të grupit në pyjet përreth, ku ata ishin zhdukur. (ICG, 2024). Autoritetet e Kosovës besojnë se potencialisht qindra sulmues të tjerë po fshiheshin në pyjet mes Banjskës dhe kufirit serb dhe ata zbuluan një arkivë të madhe armësh të gatshme për të shkaktuar dëme dhe viktima. Kjo përfshinte raketat anti-tank, granata hedhës, minat anti-tanke dhe 24 makinat (njëra e blinduar) (ICG, 2024)”, thuhet në raportin e NATO-s. /Demokracia.com/

Lexo më shumë:

“KFOR negocioi tërheqjen e grupit sulmues” – Diskutimet për Banjskën në AP të NATO-s

Të ngjashme