Sport
Wanda Nara mesazh Icardit: Nuk i fal tradhëtitë, më kanë bërë shumë keq
Demokracia
18:17 | 05 Maj 2022

Share:

Tradhëtia e Mauro Icardit është gjithnjë temë argumenti, sidomos kur përgjigjet i jep bashkëshortja e tij Wanda Nara.

Edhe pse historia mund të mendohet e mbyllur, ajo e flirtit me China Suarez, Wanda është gjithnjë e ndjeshme në raport me cështjen, edhe kur në vëmendje ia sjellin pyetjet e ndjekësve të saj në Instagram.

“A do të falnit ndonjë tradhti tjetër”? Pyeti një përdorues, të cilit gruaja menaxhere e sulmuesit të PSG iu përgjigj: “Nuk kam mundur ta fal asnjëherë, por i admiroj njerëzit që e bëjnë. Arrij të kem marrëdhënie të shkëlqyera me ish-ët e mi, por jap kaq shumë në lidhje sa nuk mund të fal. Sado keq të më ketë bërë!”.

Të ngjashme