Lajme
Vodhën hekur për hekurosje, orë e atlete, arrestohen hajnat në Gjilan
Demokracia
16:47 | 10 Maj 2024

Share:

Janë arrestuar tre persona për vjedhje të rëndë në Gjilan, pasi që dy prej tyre kanë hapur me dhunë një dritare të një shtëpie dhe kishin depërtuar duke vjedhur sende me vlerë.

Njësiti i hetimeve nga stacioni policor në Gjilan kanë arritur që ti identifikojnë dy të dyshuar B.K. viti i lindjes 2004 dhe F.Sh. viti i lindjes 2000.

“Nga këta dy të dyshuar janë sekuestruar si dëshmi materiale qe ndërlidhen me këtë rast: Pistoletë dhe pushkë e gjuetisë te vjedhura, një hekur për hekurosje, katër parfume, një ore për meshkuj e markës ,,Michael korse’’ si dhe disa bizhuteri për femra si dhe një pale patika te markës ,,LOUIS VUITTON”. – thuhet në njoftimin e policisë.

Më tutje, policia ka njoftuar se armët e zjarrit të dyshuarit i kishin blerë nga i dyshuari tjetër R.Sh. viti i lindjes 2002.

“Lidhur me ecurinë e zhvillimit te hetimeve për këto dy raste ne stacion policor ka prezantuar edhe prokurori për krime te renda i cili dy te dyshuarve B. K. dhe F. Sh. ju caktoi masën e ndalimit për 48 ore për dy veprat penale “vjedhje te renda”, ndërsa te dyshuarin R. Sh. (2002) ju ka caktuar masa e ndalimit për 48 ore për veprën penale “Pranimi i mallrave te vjedhur”. Rastet në koordinim me prokurorin e shtetit po hetohen veç e veç.” – thuhet në përfundim të njoftimit.

Të ngjashme