Sport
UEFA e ka konfirmuar, këto dy shtete do të kenë nga pesë klube në Ligën e Kampionëve
Demokracia
16:57 | 10 Maj 2024

Share:

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) konfirmoi sot se Italia dhe Gjermania kanë fituar një vend shtesë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm pasi klubet e tyre kanë arritur rezultate të mira në garat evropiane këtë sezon.

Gjegjësisht, me zgjerimin e Ligës së Kampionëve në 36 ekipe sezonin e ardhshëm, dy nga katër vendet shtesë do të plotësohen nga shoqatat evropiane me performancën më të mirë të përbashkët të klubeve në garat e UEFA-s.

Këtë javë u zhvilluan gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, me UEFA që njoftoi se Italia dhe Gjermania janë të garantuara të përfundojnë në dy vendet e para të klubeve 2023/24.

Edhe pse Borussia Dortmund është jashtë katër skuadrave më të mira në Bundesligë, ky rregull do t’i kualifikojë ata si ekipi i pestë në kampionat.

Dortmundi është edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ku do të luajë kundër Real Madridt dhe nëse mund gjigantët spanjollë, gjithsesi do të kualifikoheshin si fitues.

Kampioni i Bundesligës, Bayer Leverkusen është në finalen e Ligës Evropiane, ku do të takohet me Atalantën italiane, e cila aktualisht mban vendin e pestë në Serie A me 60 pikë.

Po aq pikë ka Roma, ndërsa Lazio ka katër pikë prapa.

Të ngjashme