Sport
Caktohen datat e finales së Kupës dhe ndeshjeve të barazhit
Demokracia
13:28 | 10 Maj 2024

Share:

Edicioni 2023/24 në futbollin kosovar është pothuajse në përfundim e sipër.

Emisioni sportiv “Favorit” ka mësuar edhe datat se kur do të mbahen finalja e Kupës së Kosovës dhe ndeshjet e barazhit.

Finalja e Kupës mes Ballkanit dhe Prishtinës do të zhvillohet më 22 maj, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e barazhit të Ligës së Parë do të luhet më 26 maj, kurse ndeshja e barazhit për Superligë zhvillohet më 1 qershor.

Stadiumet se ku do të zhvillohen këto ndeshje ende nuk janë caktuar.

Të ngjashme