Lajme
Vetura e KEDS-it aksidentohet në Ulpianë
Demokracia
15:44 | 13 Janar 2022

Share:

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot pasdite në Ulpianë të Prishtinës.

Sipas fotografisë së siguruar nga Demokracia.com, vetura e KEDS-it është përplasur me një veturë të tipit “Opel”.

Dëshmitarët i kanë thënë portalit tonë se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

Temperaturat e ulëta që po mbizotërojnë këto ditë në vendin tonë kanë shkaktuar telashe edhe në komunikacion, ku është raportuar për disa aksidente.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës iu ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve për shkak të ngricave në rrugë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme