Arte
Ushtari anglez që i kushtoi këngë luftës së Kosovës
Demokracia
21:44 | 24 Mars 2021

Share:

Pas bisedimeve të pasuksesshme të paqes dhe refuzimit të Millosheviçit për të ndaluar dhunën në mars të vitit 1999, trupat e NATO-s filluan intervenimin.

Trupat e NATO-s morën kontrollin e Kosovës pas pushimit të zjarrit në qershor, ku në mesin e këtyre trupave ishte edhe James Hillier Blunt, përcjell Demokracia.com.

James James Hillier Blunt ishte ndër trupat e para për të arritur në Kosovë dhe u vendos si komandant i një ekuipazhi tankesh në Rajonin kufitar serb.

Duke shërbyer në Household Calvary Mounted Regiment në Londër dhe si roje personale të Mbretëreshës Elizabeth ai dha dorëheqjen në pas gjashtë vjet shërbimi.

Pas kësaj, Blunt krijoi një emër skenik si James Blunt dhe nisi një karrierë muzikore si këngëtar dhe kompozitor. Me mbështetjen e grupit të tij pop rock, përvojat e tij ushtarake, e sidomos lufta në Kosovë shpesh u bënë tematikë e muzikës së tij./Demokracia.com

Të ngjashme