Lajme
Hasani: Ndërhyrja e Kurtit ka hegjemonizuar maqedonasit e ka përçarë shqiptarët
Demokracia
08:39 | 09 Maj 2024

Share:

Enver Hasani, profesor i së drejtës ndërkombëtare, ka theksuar se edhe pa ndërhyrje nga jashtë rezultati nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut në mesin e partive shqiptare do të ishte i njëjtë.

Ai ka thënë se ndërhyrja e kryeministrit të Kosovës i ka përçarë shqiptarët atje.

“Ajo çka ka bërë Kurti është e sigurt, e ka hegjemonizuar faktorin maqedon-sllav dhe e ka përçarë trupën shqiptare, kjo shihet sot. Por, edhe pa ndërhyrjen e Kurtit, vetëm ata të kishin luftuar politikisht mes vete, do të ishte ky rezultati… E kam thënë se ishte gabim kur u bë BDI kundër VMRO-së. Shqiptarët nuk duhet ta luajnë atë lojë. E keqja është se u përçanë, përndryshe nuk ka pasur ndryshim të madh në VLEN, çfarëdo rezultati qoftë me pesë deputetë, shihet qartë se vullneti është më i madh me këta të BDI-së”, ka thënë ai në KTV.

Të ngjashme