Lajme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të LSDM-së pas rezultatit në zgjedhje
Demokracia
08:32 | 09 Maj 2024

Share:

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike në Maqedoni të Veriut, Fatmir Bytyqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetartit të partisë LSDM.

Ai këtë vendim e mori pas humbjes se LSDM-së në këto zgjedhje, ku doli e treta në nivel vendi.

“Si nënkryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), i përkushtuar për vlerat etike dhe demokratike, kam vendosur të jap dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të partisë. Dorëheqja ime do të jetë plotësisht efektive kur të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe pjesa tjetër e shokëve të mi që përbëjnë kryesinë e partisë – nga i pari deri tek i fundit. Gjatë gjithë karrierës sime politike, kam kërkuar përgjegjësi personale nga të gjithë faktorët – dhe ky akt është pikërisht ai. Dhe dorëheqja e udhëheqësisë është një hap i domosdoshëm drejt rikthimit të besimit të qytetarëve dhe hapjes së rrugës drejt suksesit të ardhshëm politik.” – ka shkruar ai në Facebook.

Të ngjashme