Sport
Trajneri i Norwichit: Milot Rashica ka rënie të vetëbesimit, por po punon shumë të bëhet top-futbollist
Demokracia
15:25 | 01 Shtator 2022

Share:

Trajneri i Norwich Cityt, Dean Smith ka pranuar se Milot Rashica ka rënie të vetëbesimit, por që që e sheh atë si futbollist të rëndësishëm në skuadrën e tij.

Repreznetuesi i Kosovës nuk ishte pjesë e skuadrës së Norwichit, e cila mposhti 1:0 Sunderlandin të shtunën e kaluar.

Smith kur u pyet pas ndeshjes pse Rashica nuk ishte i ftuar, ka thënë se futbollistët tjerë ishin në nivel më të mirë se ai.

“Jemi ulur dhe ia kam shpjeguar atij arsyet e mia. Kjo është mënyra që duhet besoj se duhet të jetë dhe pastaj varet nga futbollisti nëse mund të ma ndryshojnë mendjen”, tha ai.

“Ai ka rënie të vetëbesimit për momentin. Por, ai dëshiron të luajë në nivelet më të larta”, tregoi ai.

“Miloti po punon shumë, nuk ka dyshim rreth dëshirës dhe aftësive të tij. Ai dëshiron të bëhet top-futbollist dhe ne jemi duke e ndihmuar”, shtoi Smith./Demokracia.com/

Të ngjashme