Sport
Tifozët në Wembley i dërgojnë mesazhe Eriksenit
Demokracia
15:26 | 13 Qershor 2021

Share:

Kombëtarja e Anglisë dhe Kroacisë janë duke u përballur në kuadër të Grupit D në “Euro2020”.

Para fillimit të këtij ballafaqimi tifozët e pranishëm në stadiumin “Wembley” në Londër brohorisnin emrin e yllit danez, Christian Eriksenit, shkruan Demokracia.com.

29-vjeçari i Interit të shtunën gjatë ndeshjes së Grupit B në mes Danimarkës dhe Finlandës ra në tokë pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Gjendja e tij në fillim ishte e rëndë teksa luftonte me vdekjen, por pas dërgimit në spital gjendja e tij shëndetësore ishte stabile.

Shumë tifozë mbanin në duar parulla të ndryshme, me mbishkrime përkrahëse për Eriksenin.

Tifozë të Tottenhamit gjithashtu mbanin në duar fanellën e Eriksenit sa ishte pjesë e “Spurs”.

Të ngjashme