Sport
Akil Gjakova e Dardan Cena garojnë sot në Evropianin e xhudos
Demokracia
08:52 | 26 Prill 2024

Share:

Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Akil Gjakova dhe Dardan Cena do të garojnë sot në kategorinë deri në 73 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Ata do të tentojnë të ndjekin rrugën e Distria Krasniqit që e fitoi medaljen e artë dje në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Gjatë ditës së djeshme garoi edhe Flaka Loxha, por që u eliminua në raundin e dytë.

E në fundjavë do të garojë gjithashtu Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Të ngjashme