Sport
City “blindon” vendin e dytë, “Qytetarët” fitojnë me “poker” transfertën e Brighton
Demokracia
23:51 | 25 Prill 2024

Share:

Nuk mund të kishte rezultat më perfekt sidomos, pas gabimit të Liverpool, në “Derbin e Merseyside”. “Qytetarët” e Manchester City kanë arritur një fitore të madhe, mbrëmjen e kësaj të enjteje, duke mundur në “Amex Stadium”, “Pulëbardhat” e Brighton, me rezultatin e thellë, 0 me 4, në përballjen e vlefshme për javën e 29-të, të Premier League.

Fitorja u hipotekua, që në pjesën e parë, me “arkitektin” belg, Kevin De Bruyne, i cili çeli siparin e golave, në minutën e 17’-të, ndërsa të 26’-n e 34’-tën, “fantazisti” i sulmit, Phil Foden, realizoi një dopiet për t’i çuar shifrat në 0 me 3. Me fillimin e pjesës së dytë u “vulos” edhe rezultati përfundimtar, me “yllin” argjentinas, Julian Alvarez, që shënon emrin e tij, në listën e golashënueshve.

Falë këtij rezulati, “Qytetarët” e Pep Guardiola ngjiten në vendin e dytë të renditjes, me plot 76 pikë, dy më shumë se Liverpool i vendit të 3-të, teksa ka një ndeshje më shumë për të luajtur se këta të fundit, por edhe më shumë se kryesuesit e Arsenal, larg të cilëve janë vetëm 1 pikë. Nërkaq, në krahun tjetër, Brighton mbetet në vendin e 11-të, me 44 pikë.

Të ngjashme