Arte
The Simpsons merr akuza të ashpra
Demokracia
16:08 | 20 Prill 2021

Share:

Një nga episodat e reja të Simpsons ka si karakter pjestarin e grupit “The Smiths” Morrisey.

Në episodën e quajtuar “Panic On The Streets of Springfield”, Lisa Simpson obsesionohet me këngëtari vegan të një bendi indie të vitit 1980, transmeton Demokracia.com

Por ëndrrat e saj thyhen kur idoli i saj del të jetë shëndrruar në një burrë të hidhur, mbipeshë, mishngrënës dhe anti immigrant.

Morrisey në një deklaratë të postuar në Facebook, e quajti serialin “lëndues dhe racist”.

“Është e habitshme se si seriali ‘The Simpsons’ është përkeqësuar me kalimin e kohës “, ka shkruar ai.

“Të bësh shaka me subjekte është një gjë”, por “të përfitosh nga taktika siç është të tregosh karakterin si Morrisey me barkun që i virret jashtë këmishës (kur ai kurr nuk është dukur kështu në asnjë moment të jetës së tij), ju bën të mendoni se kush është racisti i vërtetë këtu”.

“E aq më keq të quash Morrisey racist, pa treguar asgjë specifike, nuk shërben për asgjë, pos për të fyer artistin”.

Deklarata vazhdon duke akuzuar The Simpsons për hipokrizi, duke përmendur që së voni, aktori Hank Azaria është pajtuar me kritikat dhe ka pranuar të heq dorë nga roli i tij si karakteri indian Apu Nahasapeemapetilon.

Përfaqësuesit e The Simpsons kanë thënë se nuk do të komntojnë lidhur me deklaratën e këngëtarit./Demokracia.com/

Të ngjashme