Lajme
Parashikimi i motit, ngriten temperaturat
Demokracia
08:04 | 28 Prill 2024

Share:

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje, dhe parashihet të luhaten nga 5 ajo minimale deri në 24 apo 25 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa zona me vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje dhe pritet mot  i këndshëm pranveror dhe veror.

Mot i ngjashëm na pret edhe në fillim të javës së re, pra pritet të kemi mot të këndshëm pranveror dhe veror. Me fillimin e muajit të ri do të ketë shtim gradual të vranësirave dhe reshje të pakta, të lokalizuara shiu. /MeteoBallkan

Të ngjashme