Lajme
Shifrat zyrtare: Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori
Demokracia
08:18 | 28 Prill 2024

Share:

Të paktën 34,388 palestinezë janë vrarë dhe 77,437 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Shifrat janë bërë të ditura nga ministria e shëndetësisë e enklavës palestineze.

Vteëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruar 32 viktima dhe 69 të plagosur.

Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut Volker Turk bëri thirrje të martën për hetime të pavarura, efektive dhe transparente për vdekjet.

Edhe Bashkimi Evropian ka mbështetur thirrjen e OKB-së për një hetim të pavarur, pasi më shumë se 300 trupa janë nxjerrë pak ditë më parë nga dy varre masive në spitalet në Gaza pas tërheqjes së forcave izraelite.

Të ngjashme