Sport
Thaqi paralajmëron Clujin, thotë se Ballkani ka udhëtuar për t’ua prishur planet rumunëve për kalim të grupit
Demokracia
17:24 | 02 Nëntor 2022

Share:

Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi ka folur në një konferencë për media në Rumani, një ditë para përballjes së rrethit të fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

CFR Cluj dhe Ballkani do të përballen të enjten me fillim nga ora 18:45 në Rumani.

Përkundër se Ballkani nuk ka gjasa dhe se Clujin vetëm fitorja e dërgon tutje, Thaqi ua ka bërë të qartë ekipit kundërshtar se ata kanë udhëtuar për rezultat pozitiv.

“Nesër na pret një ndeshje shumë e vështirë. Për shkak se skuadra e Clujit ka ambicie të kalojë grupet, mirëpo edhe ne kemi synimet tona që të bëjmë paraqitje sa më të mira që të përfundojmë kampanjën në mënyrën më të mirë të mundshëm. Kemi ardhur të marrim një rezultat sa më të mirë”, ka thënë Thaqi në konferencë, përcjell Demokracia.com.

LEXO EDHE:

Daja flet nga Rumania: Le të jetë pozitive eksperienca e Ballkanit në Evropë, kemi mungesa ndaj Clujit

Ballkani është pa gjasa tanimë për kalim tutje, duke u pozicionuar me katër pikë në vendin e fundit. Cluj ka shtatë pikë në vendin e dytë, po aq sa Slavia Praha në pozitën e tretë.

Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme