Sport
Motta largohet nga Bologna, ia hap dyert Juventusit
Demokracia
14:00 | 23 Maj 2024

Share:

Klubi italian përmes uebfaqes së vetë zyrtare ka njoftuar se është ndarë me trajnerin e deritashëm, ashtu siç spekulohej në javët e fundit.

Thiago Motta nuk do ta drejtojë Bolognan në sezonin e ardhshëm.

Ish-përfaqësuesi italian ia siguroi këtij ekipi kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

“Në mëngjesin e sotëm, Thiago Motta ia ka komunikuar kryesisë së klubit vendimin për të mos e vazhduar kontratën me Bologna FC 1909. Duke e respektuar këtë vendim, klubi e falënderon trajnerin për punën e jashtëzakonshme që e ka bërë dhe ia uron fatin më të mirë në vazhdim të karrierës”, njoftoi Bologna.

Motta ndërkohë shihet si kandidati kryesor për ta marrë në dorë Juventusin, i cili pritet të ndahet me Massimiliano Allegrin me të përfunduar ky sezon.

Për ish-futbollistin me prejardhje braziliane spekulohej se mund të përfundonte në Barcelonë, por Juventusi u tregua më i shkathtë dhe i siguroi shërbimet e një trajneri që e kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me një ekip modest si Bologna.

Të ngjashme