Sport
Daja flet nga Rumania: Le të jetë pozitive eksperienca e Ballkanit në Evropë, kemi mungesa ndaj Clujit
Demokracia
17:16 | 02 Nëntor 2022

Share:

Kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në një konferencë për media në Rumani, një ditë para përballjes së rrethit të fundit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

CFR Cluj dhe Ballkani do të përballen të enjten me fillim nga ora 18:45 në Rumani.

Daja ka thënë se ndaj ekipit rumun skuadra e tij përballet me mungesa, teksa ka shpresuar që eksperienca e Ballkanit këtë vit në Evropë të lëvizë edhe koeficientët.

“Të shpresojmë që për Ballkanin është eksperienca e parë në Evropë, kjo do të mbetet nje eksperiencë pozitive dhe për të lëvizur në koeficientët. Çdo ekip qe merr pjesë në këto lloj intensiteti ndeshjesh, edhe ne kemi mungesat tona. Kemi mungesa, por shpresojmë që lojtarët që do të paraqiten do të jenë në nivelin e këtyre lojtarëve që na mungojnë”, tha Daja në konferencë për media, përcjell Demokracia.com.

Ballkani është pa gjasa tanimë për kalim tutje, duke u pozicionuar me katër pikë në vendin e fundit. Cluj ka shtatë pikë në vendin e dytë, po aq sa Slavia Praha në pozitën e tretë.

Grupit i prin Sivasspori me 10 pikë të grumbulluara./Demokracia.com/

Të ngjashme