Sport
175 milionë euro, skuadra e Neymar bën gati ofertën e çmendur për yllin e Serisë A
Demokracia
15:37 | 23 Maj 2024

Share:

Al-Hilal thuhet se mund të ketë në fushë Neymar dhe Rafael Leao në sezonin e ardhshëm. Kampionët e freskët të Arabisë Saudite kanë kthyer sytë nga sulmuesi portugez dhe është gati të paguajë një shumë të madhe për nënshkrimin e tij.

Gazeta portugeze O Jogo raporton se Al-Za’eem është i interesuar për nënshkrimin e Leao nga Milan. Pretendohet se babai i tij, i cili vepron si menaxher i sulmuesit, do të udhëtojë në Arabinë Saudite këtë javë për të zhvilluar negociata me gjigantët sauditë.

Al-Hilal nuk do ta ketë problem të paguajë klauzolën e lirimit prej 175 milionë eurosh të Leaos dhe ai mund të largohet nga San Siro.

Ai ka qenë në formë të mirë këtë sezon, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë po aq asiste në 46 ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet.

Skuadra E Jorge Jesus synon t’i japë vazhdimësi një sezoni historik ku ata kanë kaluar 32 ndeshje të pamposhtur dhe kanë fituar titullin në Pro Saudi League, transmeton telesport.

Ata kanë grumbulluar 90 pikë dhe e kanë bërë këtë pa Neymar, i cili ka humbur pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju.

32-vjeçari ka ende një vit të mbetur në kontratën e tij dhe mund të krijojë një dyshe të mrekullueshme me Leao-n.

Të ngjashme