Sport
Publikohet lista me top 10 klubet më të vlefshme në botë – Man United në vendin e dytë
Demokracia
17:21 | 23 Maj 2024

Share:

Forbes e ka renditur klubet më të vlefshëm në botë, ndërsa befasia është se në top 10-she nuk është asnjë klub italian.

Real Madridi ruajti vendin e parë në listë, duke kapur vlerën e 6.6 miliardë dollarë.

Gjiganti spanjoll kryesoi renditjen për të tretin vit radhazi dhe për të tetën herë në 11 vitet e fundit.

Forbes vlerësoi ‘performancën e pakrahasueshme’ të Los Blancos në fushë, e cila përfshin klubin që ka fituar katër nga tetë Ligat e Kampionëve të fundit dhe dy tituj të La Ligës në tri sezone.

Manchester United pasohet nga Barcelona, ​​Liverpool dhe Manchester City.

Çuditërisht Tottenhami renditet i teti mbi Arsenalin me një vlerësim prej 3.2 miliardë dollarësh.

Të ngjashme