Arte
“Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” fiton çmimet kryesore të festivalit “Talia e Flakës”
Demokracia
12:17 | 28 Janar 2021

Share:

Vetëm pak kohë pasi publiku mirëpriti premierën e inskenimit të shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun, me tekst nga Beqir Musliu dhe regji nga Erson Zymberi, e njejta u shfaq natën e kaluar në festivalin “Talia e flakës” në Gjilan, transmeton Demokracia.com

Edhe si pjesë e festivalit shfaqja u pëlqye shumë nga audience duke u shpërblyer me pesë çmime.

Shfaqja më e mirë e festivalit: “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, prodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës;

Drama më e mirë: “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun” nga shkrimtari Beqir Musliu, prodhim i TKK-së, nga përmbledhja e tij me 4 drama “Shtrigani i Gjel-Hanit”;

Regjia më e mirë: Erson Zymberi, për regjinë e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, prodhim i TKK-së;

Aktorja më e mirë e festivalit: Arta Selimi për rolin e saj në shfaqjen “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”, prodhim i TKK-së;

Skenografia më e mirë: Bekim Korça për shfaqjet: “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”.

Juria e Festivalit të Dramës Shqipe “Talia e Flakës 2021”, i cili këtë vit shënoi 30 vjetorin e themelimit, ishte në përbërje: Shkëlzen Berisha, regjisor, Albana Muja, dramaturge dhe Alban Shahiqi, aktor.

“Talia e flakës” është ndër festivalet e vetme të dramës kombëtare./Demokracia.com

Të ngjashme