Lajme
Rasti ‘AlbKings’, drejtori i Policisë: Po zhvillohen hetimet
Demokracia
12:17 | 10 Maj 2024

Share:

Në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, është pyetur edhe për rastin “AlbKings”.

Hoxha ka thënë se lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është duke i zhvilluar hetimet.

“Njësitet tona profesionale kanë bërë një hetim, disa arrestime”, ka thënë Hoxha.

Kujtojmë që më 18 prill, njëri nga adminët e “AlbKings”, grupit që ka publikuar fotografi eksplicite dhe të dhënat personale të grave e vajzave, është arrestuar nga Policia dhe ndaj tij Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj.

“Gjykata vlerësoj se duhet të caktohet paraburgimi, duke marr parasysh faktin se i pandehuri E.N është shtetas i huaj, shtetas i Republikës së Serbisë dhe nuk ka vendbanim në Republikën e Kosovës dhe lehtësisht mund të largohet nga Kosova me qëllim që të shmanget procedurës që zhvillohet kundër tij, duke pat parasysh dëmin që është shkaktuar të dëmtuarve”, ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.

Të ngjashme