Lajme
Rrëfimi i trafikantit më të kërkuar të emigrantëve në Evropë: Kam transportuar mbi 10 mijë persona
Demokracia
12:12 | 10 Maj 2024

Share:

“BBC” ka publikuar së fundmi një artikull që i dedikohet trafikantit më të kërkuar të emigrantëve në Evropë. Bëhet fjalë për kontrabandistin Barzan Majeed, i cili kërkohet nga forcat policore në disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe.

“Unë jam ulur në një qendër tregtare në Irak, ballë për ballë me një nga kontrabandistët më famëkeq të njerëzve në Evropë”- raporton Ben Milne për “BBC News”.

I pyetur nga Milne, ai tregon se nuk mban mend se sa emigrantë ka transportuar përmes Kanalit anglez.

“Ndoshta një mijë, ndoshta 10,000. Nuk e di, nuk kam llogaritur”, shprehet ai.

Më shumë se 70 emigrantë kanë vdekur duke kaluar me varkë që nga viti 2018 – muajin e kaluar, pesë persona u vranë në brigjet franceze, duke përfshirë një vajzë shtatëvjeçare.

“BBC” raporton se ky udhëtim i rrezikshëm është mjaft fitimprurës për kontrabandistës, ata mund të fitojnë 6,000 paund për person vetëm nga një kalim me varkë – dhe me gati 30,000 njerëz që e provojnë atë në vitin 2023, potenciali për fitim është i lartë.

Hetimet për Barzan Majeed ose i njohur ndryshe me nofkën “Akrepi” kishin nisur nga një vajzë e vogël në kampet e emigrantëve pranë Calais, në Francën veriore.

Në moshën 20-vjeçare, Majeed u fut në Angli në mënyrë të jashtëligjshme, teksa u fsheh në një kamion. Pavarësisht se iu refuzua leja për të qëndruar, një vit më vonë ai qëndroi disa vite në Mbretërinë e Bashkuar, vite këto disa nga të cilat i kaloi në burg për vepra penale me armë dhe drogë.

Ai më në fund u deportua në Irak në vitin 2015. Menjëherë pas kësaj, besohet se Majeed “trashëgoi” një biznes të kontrabandës me njerëz nga vëllai i tij i madh, i cili po vuante një dënim me burg në Belgjikë.

Midis 2016 dhe 2021, banda e Scorpion besohet të ketë kontrolluar pjesën më të madhe të tregtisë së kontrabandës së njerëzve midis Evropës dhe Britanisë së Madhe.

Ben Milne raporton se gjatë takimit me Majeed ai ka mohuar se ishte kontrabandist. Jam thjesht “njeri i parave”- kishte thënë ai.

Ai foli gjithashtu se si u fut në biznes në vitin 2016, kur mijëra njerëz po shkonin në Evropë.

“Askush nuk i detyroi. Ata donin. Ata po u luteshin kontrabandistëve”, u shpreh ai.

Të ngjashme