Arte
‘Sunny Hill Festival’ tani me adresë të re: Aprovohet kërkesa e Dukagjin Lipës
Demokracia
19:50 | 14 Qershor 2021

Share:

Organizatori i Festivalit “Sunny Hill Festival”, Dukagjin Lipa ka shpalosur para Kuvendit Komunal të Prishtinës propozimin për pronën e festivalit dhe kërkesa e tij është aprovuar.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Dukagjin Lipa përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Demokracia.com.

Në mbishkrimin e disa fotografive të shkrepura në organizimin e parë të Festivalit, Lipa ka shkruar:

“Ky ishte fillimi I rrugëtimit tonë në 2016-tën. Pas një pritjeje të gjatë Sunny Hill Festival tani ka adresë të përhershme”.

Ai gjithashtu ka falenderuar Komunën e Prishtinës për mbështetje.

https://www.instagram.com/p/CQGzEpWLoiu/?utm_source=ig_web_copy_link

Tani ky festival do të mbahet afër zonës së panaireve në Shkabaj, ku sipas Lipës kjo zonë ka kapacitet për 100 mijë njerëz për dallim nga Parku i Gërmisë i cili zë vetëm 20 mijë njerëz. /Demokracia.com/

Të ngjashme