Lajme
Zyra e BE-së në Kosovë dhe OSBE i rekomandojnë Kuvendit të nis një draft të ri të ligjit për KPM, pas raportit të eksperteve të KiE-së
Demokracia
10:50 | 27 Maj 2024

Share:

Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian (BE) përmes një njoftimi kanë mirëpritur Opinionin Ligjor të përgatitur nga Këshilli i Evropës (KE) për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM).

Në njoftim thuhet se ata mbështesin qëllimin e projektligjit për të harmonizuar legjislacionin e Kosovës me dispozitat përkatëse të BE-së, duke përfshirë Direktivën e Shërbimeve Audio-Vizuale.

“Megjithatë, siç thekson raporti i KiE-së, nevojitet më shumë punë në draft për të siguruar që ai as të minojë pavarësinë e KPM-së dhe as të mos krijojë mospërputhje ligjore. Ne rekomandojmë që Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale, Media dhe Zhvillim Rural të Kuvendit të lërë kohë për shqyrtimin e duhur të raportit dhe konsultimin me palët e interesuara të sektorit të medias, në mënyrë që rekomandimet e tij më pas të pasqyrohen në një draft të ri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot nga ora 10:00, është paraparë që Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal të shqyrtojë Projektligjin për KPM-në.

Të ngjashme
Lajme • 17 Qershor 2024