Arte
Seriali që po i shtyn njerëzit të testohen për AIDS
Demokracia
13:55 | 09 Shkurt 2021

Share:

Javën e kaluar u shënua Java Kombëtare e Testimit të HIV gjatë së cilës një numër rekord njerëzish bënë teste.

Tani, mendohet se shkaku kryesor i numrit masiv të testeve, është mini seriali i Russell T Davies “It’s A Sin” që u shfaq gjatë muajit të kaluar, transmeton Demokracia.com

Terrence Higgins Trust tha se ka pasur një “rritje katër herë më shumë” në statistikat e Javës së Testimit të HIV në krahasim me vitet e mëparshme.

Të hënën e kaluar u porositen 8,200 teste në ditë, krahasuar me rekordin e mëparshëm ditor të 2,800.

Seriali i cili ka vlerësimin 9.0 nga IMDB dhe për momentin është seriali më i shikuar në Chanel 4, trajton jetërat e katër miqve, të cilët jetojnë në një dekadë në të cilën ndryshojnë shumë gjëra, përfshirë këtu rritjen e rasteve të infektimit me HIV/AIDS.

Ata përballen me sfida të ndryshme, kriza personale, homofobinë dhe vdekjet tragjike të miqve të tyre./Demokracia.com

Të ngjashme