ShowBiz
Rita Ora para miliona ndjekësve tregon sa krenare është për arritjet e gjyshit
Demokracia
17:34 | 27 Mars 2021

Share:

Rita Ora i tregon gjithë botës se sa krenare është ajo me arritjet e gjyshit të saj.

Posta e Kosovës ka përuruar pullat postare “Nga arti skenik – Leze Qena dhe Besim Sahatçiu” të cilat I dedikohen regjisorit Besim Sahatçiut dhe aktores Leze Qena.

Mbesa e Besim Sahatçiut është këngëtarja me famë botërore Rita Ora, e cila numëron hite të shumta në industrinë muzikore.

Me këtë rast ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku tregon para gjithë botës se është shumë krenare me arritjet e gjyshit të saj të ndjerë, shkruan Demokracia.com.

“Gjyshi im Besim Sahatçiu është nderuar me pullën e tij postare në vendlindjen time Kosovë për të nderuar kontributin e tij në film dhe të gjithë filmat e mahnitshëm që ai bëri. Filmat e tij janë të jashtëzakonshëm dhe ata më frymëzojnë gjithmonë! Të dua gjyshi, e di që po na shikon nga qielli, mezi pop res të rri përsëri me ty një ditë, të dua “, ka shkruar Rita.

No description available.

Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora flet për gjyshin asaj,pasi ajo vazhdimisht publikon fotografi me dedikime prekëse për gjyshin. /Demokracia.com/

Të ngjashme