ShowBiz
A do të performoj Dua Lipa në “Sunny Hill Festival”?
Demokracia
15:01 | 15 Maj 2024

Share:

Festivali “Sunny Hill” rikthehet në kryeqytetin e Kosovës këtë verë, duke filluar nga data 25 deri 28 korrik.

Kastit të artistëve ndërkombëtarë e vendorë që do të performojnë, nuk do t’i bashkangjitet ylli kosovar me famë botërore, Dua Lipa.

Paparaci përmes burimeve të veta ka mësuar se Dua Lipa nuk do performojë në edicionin e sivjetmë të këtij festivali.

Lajmin e ka konfirmuar për Paparacin edhe Alban Kastrati nga “Sunny Hill Festival”.

Deri më tash, nga “Sunny Hill” kanë konfirmuar se në skenë do të ngjiten Yll Limani, Burna Boy dhe Black Coffee.

Në ditët në vijim pritet “zbulimi” edhe i artistëve tjerë.

Festivali “Sunny Hill” për herë të fundit ishte mbajtur në vitin 2022 në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Tani, festivali do të bëjë rikthim vetëm në Prishtinë pas një pauze një vjeçare, si shkak i përgatitjeve të lokacionit në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Zona e caktuar e festivalit, 17 hektarë e dhënë nga komuna është në periferi të Prishtinës, në fshatin Bërnicë e Poshtme.

Festivali në të kaluarën ka sjellë në Prishtinë yje të muzikës botërore si Miley Cyrus, Calvin Harris, Martin Garrix si dhe shumë këngëtarë vendas.

Të ngjashme