Lajme
Pamje të reja: Kryeministri i Sllovakisë futet i plagosur shpejt në veturë për në spital
Demokracia
15:58 | 15 Maj 2024

Share:

Në internet është publikuar një video e re, ku kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, shihet i plagosur duke u bartur nga truprojat.

Ai futet shpejt një veturën zyrtare të tipit Audi A8, e cila niset me shpejtësi për në spital.

Pak metra më tutje, shumë policë i vihen sipër një personi të dyshuar për sulmin, duke e arrestuar menjëherë.

Incidenti ndodhi në qytezën Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bratisllavë, sipas televizionit TA3.

Ky televizion tha se një i dyshuar është arrestuar.

Agjencia e lajmeve TASR raportoi se Fico u qëllua para një ndërtese në qytezën Handlova, ku ishte zhvilluar një takim qeveritar.

Të ngjashme