ShowBiz
Rina Balaj merr vëmendje me pozat tërheqëse në bikini dhe pa makijazh
Demokracia
23:23 | 29 Korrik 2022

Share:

Artistja e njohur, Rina Balaj prej kohësh është zhvendosur për të jetuar në Greqi.

Përveç që po ndërton jetën e saj dhe po punon në projekte të reja, Rina gjithashtu po shijon plazhet e bukura greke.

Përmes llogarisë së saj në Instagram, këngëtarja hera pas here ndan me ndjekësit imazhe joshëse në bikini.

Njëjtë ka vepruar edhe së fundmi, kur pozoi në disa fotografi në të cilat fokusi kryesor ishte tek linjat e saj atraktive.

E veshur në rroba banjë me ngjyrë të zezë me një detaje shkronje me ngjyrë të bardhë sipër, Rina duke e mahnitshme ndërsa mbante edhe një palë syze të bardha.

Ajo që mori vëmendje ishte edhe dukja pa makijazh dhe e thjesht e këngëtares nga Istogu, e cila shpesh herë e ka dëshmuar që nuk heziton të tregoj pamjen e saj natyrale.

Të shumta kanë qenë edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e fansave të saj sipër fotografive, e që ishin pozitive.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Daddy” që e solli të kompletuar edhe nga ana vizuale. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by rina (@isyourgirlrina)

Të ngjashme