ShowBiz
Sanremo 2025: Ja kush do të jetë moderatori dhe drejtori i ri artistik
Demokracia
15:02 | 22 Maj 2024

Share:

Sanremo 2025 vjen me ndryshime të reja, pasi Amadeus nuk do të jetë më moderatori i festivalit të famshëm dhe të shumëpritur. Këtë vit (dhe për 2026-ën) prezantuesi dhe drejtori i ri artistik do të jetë Carlo Conti.

 

 

Sanremo 2025: Ja kush do të jetë moderatori dhe drejtori i ri artistik

Përmes një postimi në Instagram, Festivali i Sanremos bëri me dije pozicionin e ri të Conti-t. “Carlo Conti do të jetë drejtori artistik dhe prezantuesi i edicioneve 2025 dhe 2026 të Festivalit të Sanremos #Sanremo2025”.

Edhe televizioni Rai, përmes një deklarate për shtyp, bëri me dije se Carlo do të jetë pjesë e edicionit të ardhshëm, pasi u përzgjodh në mënyrë unanime nga menaxherët e lartë të kompanisë, drejtori i përgjithshëm Giampaolo Rossi, drejtori i Argëtimit në Prime Time, Marcello Ciannamea, si dhe CEO, Roberto Sergio.

Duke qenë se prej vitesh Sanremo është moderuar nga i famshmi Amadeus, kjo është një sfidë dhe përvojë e re për Carlo Conti-n.

 

 

Vetë moderatori dhe drejtori i ri artistik i Festivalit u shpreh: “Pas shtatë vitesh, do të përpiqem të ndërtoj mbi punën e Baglioni-t dhe Amadeus-it. Jam shumë mirënjohës për të gjithë dashurinë që më kanë dhënë njerëzit në Rai. Pritja e Sanremos për dy vitet e ardhshme, 2025 dhe 2026, do të jetë një mënyrë e mrekullueshme për të festuar 40 vitet e mia në Rai. Nga sot, do të filloj të mendoj për rregulloren, më pas do të nis të dëgjoj këngët dhe do të planifikoj ekipin në skenë”.

Të ngjashme