Sport
Po shkonte drejt autobusit, Donnarumma nuk i duron dot sharjet e tifozit, kthehet dhe përballet ashpër me të
Demokracia
16:48 | 12 Qershor 2022

Share:

Nëse barazimi 0-0 me Anglinë jep shpresë për trajnerin Roberto Mancini, finalja ishte e hidhur për Gigio Donnarumman, një nga heronjtë e finales e Euro 2020 në Wembley më 11 korrik.

Në dalje të stadiumit, ish-portieri i Milanit u ofendua më shumë se një herë nga një tifoz, i cili fshihej mirë mes të shumtëve që kërkuan autograf ose për të bërë një foto.

Njw tifoz i Milanit, iu drejtua me fjalë fyese teksa Donnarumma po arrinte te autobusi i ekipit.

Gigio u kthye duke shkuar te tifozi duke e urdhëruar që të ndalonte ofendimet.

Diskutimi zgjati pak sekonda, por mjaftueshëm për të bindur ngacmuesin se ishte më mirë të ndalej me kaq.

Më pas, portieri i PSG është ndalur së bashku me tifozët e tjerë të Kombëtares, duke dhënë autografe dhe duke pozuar për tifozët, por gjithmonë i errët në fytyrë, madje edhe kur është kthyer në autobus ka qenë i shqetësuar.

VIDEO

Të ngjashme