Lajme
Kushtëzimi i rrugës së Kosovës për KiE, Musliu-Shoshi: Qëllimi i VV-së, zhbërja e shtetit të Kosovës
Demokracia
15:33 | 08 Maj 2024

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti e ka pranuar se rruga e Kosovës drejt Këshillit të Evropës është kushtëzuar.

Ajo ka bërë me dije se partia në pushtet nuk beson në shtetin e Kosovës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu-Shoshi ka shkruar se VV-ja është në pushtet për të realizuar qëllimin e saj kundër shtetit të Kosovës.

“Të falat që Albini ia adreson Parisit e Berlinit nuk më befasojnë sepse LVV nuk ka besu as nuk beson në Kosovën shtet fuqiplotë e të përhershëm! Këtu janë me realizu qëllimin e tyre, pra zhbërjen e Kosovës. Kaq, nuk pres më shumë!”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme