Lajme
Përfundon aksioni i policisë në restorantin e Radojiçiç-it | Elshani: Gjithçka ka shkuar në rregull
Demokracia
15:16 | 08 Maj 2024

Share:

Aksioni i Policisë së Kosovës, në objektin e restorantit “Grey”, e cila është pronë e ish-zyrtarit të Listës Serbe të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Milan Radojiçiç, ka përfunduar.

Lajmin për albanianpost e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili ka theksuar gjithçka ka shkuar në rregull.

“Aksioni është zhvilluar gjatë paradites dhe ka përfunduar. Ka qenë Agjencia për Konfiskim dhe Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar në restorant “Grey” dhe kanë bërë evidentimin e pronës së sekuestruar më herët. Çdo gjë ka kaluar në rregull dhe s’ka pasur ndonjë problem.

Foto nga konfiskimi i restorantit të Radojiçiç-it, më 4 prill.

Më 4 prill, Policia e Kosovës, kishte konfiskuar një banesë dhe një restorant që kanë qenë në pronësi të Milan Radojiçiç-it në Veri i cili është edhe përgjegjësi i sulmit në Banjë të Zveçanit, më 24 shtator ku mbeti i vdekur rreshteri tashmë i shpallur hero nga institucionet e Kosovës, Afrim Bunjaku.

Më 3 prill, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se dikasteri të cilën ajo e drejton, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme të terroristëve të cilët janë të përfshirë në rastin e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator të vitit të kaluar.

Agjencia, sipas saj, ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin Ndalues, duke përfshirë edhe vilën e Radojiçiç-it tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera.

Të ngjashme