Sport
Mbappes nuk i pëlqeu kur gazetari e pyeti për Real Madridin mbrëmë pas ndeshjes
Demokracia
09:50 | 08 Maj 2024

Share:

Borussia Dortmundi u kualifikua në finale të Ligës së Kampionëve të martën, pasi eliminoi Paris Saint-Germainin me rezultat të përgjithshëm prej 2-0.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kylian Mbappe u pyet nga gazetarët nëse do ta mbështet Real Madridin sot ndaj Bayern Munichut.

Megjithatë, sulmuesi francezi bëri një reagim dhe u largua pa dhënë përgjigje.

Arsyeja e pyetjes buron nga raportimet që Mbappe do të jetë lojtar i “Mbretërve” nga sezoni i ardhshëm.

Ndryshe, finalisti i sotëm do të kuptohet duke filluar nga ora 21:00.

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024