Sport
Përfundon pjesa e parë në “Allianz Arena”, Bayerni po avancon kundër Interit
Demokracia
21:49 | 01 Nëntor 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Bayern Munichut dhe Interit në Ligën e Kampionëve.

Gjiganti gjerman është në avantazh prej një goli 1:0 ndaj “Nerazzurrëve” në stadiumin “Allianz Arena”, shkruan Demokracia.com.

Benjamin Pavard është autori i golit në minutën e 32-të që vulosi epilogun e 45 minutavë të para të këtij takimi.

Interi ka pasur një mundësi të artë me Lautaro Martinezin në minutën e 27-të kur dështoi ta dërgonte topin në rrjetë nga afërsia në portën bosh.

Kjo sfidë është në kuadër të Grupit C në Ligën e Kampionëve. Dy ekipet kanë siguruar kualifikimin tutje, me Bayernin që kalon si lider dhe Interit nga pozita e dytë./Demokracia.com/

Të ngjashme